Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Qershor 2019, 15:03

Marsela Çibukaj vesh fustanin e bardhë, këngëtarja martohet me Vitmar Bashën

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Marsela Çibukaj prej disa kohësh është në një lidhje me këngëtarin e muzikës rock, Vitmar Basha. Lidhjen e tyre e zbuloi vetë Vitmari pak muaj më parë kur deklaroi se Marsela e ka frymëzuar për albumin e ri.

Në një intervistë për emisionin "Gjesi", Vitmari ka zbuluar edhe lajmin e bukur se ata së shpejti do martohen.

Ndërsa Marsela u shpreh se ende nuk e ka marrë propozimin prandaj pasi Vitmari të ndërmarrë këtë hap, këngëtaren shumë shpejt do e shohim me fustanin e bardhë të nusërisë.

Vitmar e ka quajtur këngëtaren muzë të tij dhe se albumi i titulluar "9" është një dedikim për Marselën./Xing.al