Nga Shqipëria / E Mërkurë 19 Qershor 2019, 11:11

Brune dhe me flokë të gjata, Ilva Taren në mbrëmjen e maturës s’keni për ta njohur

Ilva Tare është padyshim një ndër gazetaret më të mira në vendin tonë e cila ka prezantuar disa nga emisionet më të ndjekura politike dhe gjithashtu jeta e saj private është komentuar në media.

Ilva është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të shkëputur nga mbrëmja e saj e maturës. Në foton e bërë në vitin 1994, moderatorja shihet me flokë të gjata brune dhe me onde, ndërkohë që në sy bie fustani i saj i zi që edhe sot është në modë.

Ndonëse kanë kaluar plot 25 vjet që nga ajo foto, Ilva vazhdon të ruaj natyralitetin dhe tiparet e saj sot janë po njësoj si në kohën kur ishte adoleshente.