Moderatorja e njohur Elita Rudi katër muaj më parë u bë nënë për herë të parë e një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Zëri. Që në momentin që Elita ngeli shtatzënë u largua nga televizioni dhe ju dedikuar tërësisht familjes së saj.

Ajo gjithë këto muaj i është përkushtuar mëmësisë dhe kujdeset për rritjen e djalit. Elita së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave ku ka zbuluar shumë për Zërin, rritjen e tij dhe martesën me Gjikon.

Moderatorja është pyetur nga fansat dhe për karrierën e saj televizive dhe Elita ka zbuluar se nëse do të kthehet apo jo.

“Ktheu në ekran se na janë q.or.ruar sytë pa të parë”, i shkruan një fans, ndërkohë që Elita ja kthen: “Edhe pak, nga shtatori tetori! Qe ekskluzive tashmë në portale e gjej përgjigjen’ Elita përgjigjet se kur do të kthehet në ekran”, shkruan Elita.








