Politikani Neritan Ceka i ftuar në "Provokacja" ka reaguar pas deklaratës së Ramës i cili tha se ai ka dalë nga filxhani i Monika Kryemadhit. Ceka ka treguar se është takuar vetëm një herë rastësisht me kryetaren e LSI-së dhe i ka puthur dorën.

“Rama në takimet e tij me popullin thotë që Neritan Ceka del nga filxhani i Monika Kryemadhi. Tani e ka zvogëluar objektin nga kazani, tepsia e timoni ka dalë tek filxhani.
I them që nuk kam pirë as edhe një herë kafe me Monikën. E kam takuar një herë rastësisht dhe e pyeta se me cilën dorë qelloi me çizme Ramën dhe kur ajo ma tregoi ia putha dorën”, tha Ceka.







