Nga Shqipëria / E Martë 18 Qershor 2019, 23:11

Arta Elezaj surprizohet për ditëlindje, pamjet nga festa luksoze

Aktorja e "Duplexit", Arta Elezaj ka festuar ditëlindjen. Bukuroshja kaçurrelse shumë e komentuar në media, është surprizuar me një festë luksoze.

Pamjet nga festa Arta i ka publikuar në Instagram duke u shprehur se kjo ka qenë ditëlindja më e bukur për të.

Aktorja ka marrë dhuratë një buqetë gjigante me trëndafila teksa në hyrje të vendit ku është mbajtur festa, dallon tabela ku shkruhet "Gëzuar ditëlindjen Arta".

Arta u shfaq në festë e veshur me të bardha dhe shumë elegante.