Në shkurt të këtij viti çifti shumë i komentuar në media, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Zërit. Lajmin e bukur e ndanë vetë çifti duke publikuar edhe fotot e para me vogëlushin.

Ndonëse ka vetëm pak kohë që është bërë nënë, fansat kanë nisur ta pyesin Elitën nëse po mendon për fëmijë të dytë.

Moderatorja është përgjigjur publikisht duke treguar se po shijon njëherë rritjen e Zërit.

"Shumë prej jush ma keni bërë këtë pyetje, kadale more gajret ta shijoj Zërin tu u rrit njëherë", shkruan Elita.









