Nga Shqipëria / E Martë 18 Qershor 2019, 19:07

Video që po bën xhiron e rrjetit: Merkel fillon t'i dridhet trupi gjatë takimit zyrtar

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është në qendër të vëmendjes së mediave botërore ditën e sotme pas një videoje ku shfaqet duke iu dridhur trupi në takimin me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Merkel qëndronte pranë Zelenskyt ndërsa grupi ushtarak luante himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës në momentin kur ajo filloi të dridhej.

Pasi të gjithë u shqetësuan për shëndetin e saj, kancelarja tha se ishte dehidratuar.

"Kam pirë të paktën tri gota ujë dhe tani jam shumë mirë", tha Merkel.