Nga Shqipëria / E Martë 18 Qershor 2019, 17:05

Hiti i kësaj vere: Dafina Zeqiri sjell bashkëpunim me dy artistët me famë botërore

Dafina Zeqiri nuk ndalet së publikuari këngë të reja të cilat po rezultojnë shumë të suksesshme duke përmendur këtu projektin më të fundit "La Reina". Pas kësaj kënge, Dafina ka bashkëpunuar me dy artistë shumë të njohur për hitin e rradhës.

Me anë të një postimi në Instagram, Dafina ka njoftuar se ka bashkëpunuar me dy artistë maroken, Dj Hamida dhe këngëtarin Aymane Serhani.

Të dy janë shumë të njohur dhe këngët e tyre kanë thyer rekorde shikueshmërie në Youtube me mbi 100 milion shikime.

Dafina njoftoi se bashkëpunimi i tyre do të publikohet në 5 korrik.