Që prej ditës kur njoftuan se po punojnë për një projekt muzikor, fansat po presin me padurim publikimin e videoklipit të Adelina Ismajlit dhe Rina Balajt.

Dy këngëtaret kanë nisur xhirimet e videoklipit dhe pritet që kënga e tyre të kthehet në hit.

Në një intervistë për emisionin "Gjesi T7", Adelina ka treguar se me Rinën u njoh tek parukieri i tyre i përbashkët. Këngëtarja tregoi se i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e ëmbël e Rinës, por ishte prekur shumë kur kishte mësuar se ajo vazhdonte shkollën për muzikë.

"Ishte shumë e ëmbël, shumë e mirë. Rrallë ndodh që vajza të moshës së saj të jenë aq të edukuara. Kur mora vesh se është në Akademi të Muzikës, aty ma bëri zemrën copa-copa. Kam debulesë për këta që vazhdojnë në akademi", u shpreh Adelina.








