Moderatorja e njohur Dojna Mema ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit pasi u aludua se ishte në një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata me të cilin realizoi dhe një videoklip.

Dojna është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon foto dhe video nga jeta e saj. Së fundmi ajo ka vendosur ti kthej përgjigje të gjithë fansave në Instastory. Mirëpo, njëri prej tyre e ka ngatërruar Dojnën me kolegen e saj Kiara Titon.

“Të dua shumë Kiara Tito, je më e mira”, i shkruante ai ndërkohë që Dojna ja ktheu: “Edhe unë, faleminderit për suportin” duke publikuar foton e Kiarës dhe duke treguar kështu se nuk e ka aspak problem.










