Nga Shqipëria / E Martë 18 Qershor 2019, 13:01

Rezarta Shkurtën e zë belaja me Herën, këngëtarja qan hallet publikisht

Këngëtarja shqiptare Rezarta Shkurta është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto dhe video nga e përditshmja e saj. Ajo gjithmonë publikon edhe video gazmore të vajzës së saj Hera e cila siç duket ashtu si çdo fëmijë tjetër asnjëherë nuk kujtohet të ushqehet.

Së fundmi, nëpërmjet një postimi këngëtarja ka qarë hallet me ndjekësit e saj dhe i ka pyetur ata se nëse edhe fëmijët e tyre janë si e bija me ushqimin.

"Një pyetje për mamat me fëmijë të rritur: Kur do vij dita që hera mund të ha një vakt pa i thënë.. Ha Hera, kaloje Hera te barku, Hera të lutem haaaa.”, shkruan këngëtarja duke vendosur dhe disa emoji të qarash.