Marina dhe Geti kanë shkuar sërish me pushime dhe ndonëse jemi në sezon veror dhe destinacionet më të shpeshta janë vendet tropikale, çifti ka zgjedhur të kalojnë disa ditë në Londër.

Nga atje çifti është fotografuar brenda në makinë teksa Marina shfaqet e shtrirë mbi Getin duke qeshur.

Moderatorja e ka shoqëruar postimin me zemra ndërsa fansa të shumtë i kanë cilësuar si çiftin më të bukur.

Sa i përket anës profesionale, Geti sapo ka publikuar këngën e tij më të re me titull "Malena" në bashkëpunim me Majkun ndërsa Marina do rikthehet në ekran së shpejti me një emision të ri.













