Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku dhe ndër më të komentuarat në media, Arilena Ara ka nisur pushimet dhe ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Nga atje Arilena i ka lënë fansat të mahnitur me fotot e fundit ku shfaqet e veshur me rroba banjo rozë e në super formë.

Këngëtarja duket si një Barbie teksa pozon duke shijuar diellin e Kalifornisë.

Arilena ka marrë komplimenta të shumta nga fansat dhe nuk ka si të mos pëlqehen këto super foto që jua sjellim më poshtë.








