Nga Shqipëria / E Hënë 17 Qershor 2019, 21:09

Diplomohet Tayna, reperja ka një profesion të ri

Tayna që prej vitit të kaluar është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbizit dhe që arriti një sukses të jashtëzakonshëm me hitet e saj.

Mirëpo përpos muzikës, Tayna ka vazhduar edhe shkollën e lartë për një profesion krejt tjetër.

Reperja sot është diplomuar dhe ka publikuar një foto me kapelen e studentit të diplomuar dhe diplomën në dorë. "Momente lumturie dhe krenarie", shkruan Tayna.

Reperja studioi për Shkenca Kompjuterike në një universitet të Prishtinës.