Nga Shqipëria / E Hënë 17 Qershor 2019, 20:08

Çuna ua gjetëm nuset: 12 vajzat VIP që janë ëndrra e çdo vjehrre

Janë të bukura dhe shumë të angazhuara me punën e tyre, mirëpo vajzat e njohura të showbizit nuk ngurrojnë që shpesh herë nëpërmjet postimeve të ndryshme të tregojnë se edhe ato si gjithë vajzat e tjera të thjeshta bëjnë punë shtëpie dhe gatuajnë vetë. Sot ne të Xing.al kemi vendosur t’ju sjellim 12 vajzat e njohura shqiptare që janë nuse për shtëpi dhe çdo vjehërr do i dëshironte.

Klaudia Pepa - Balerina e njohur Klaudia Pepa prej kohësh tashmë është larguar në Itali ku dhe po ndjek karrierën e saj atje. Duke qenë se jeton vetëm, Klaudia shpesh herë nëpërmjet postimeve të ndryshme ka treguar se kujdeset vetë për shtëpinë e saj, bën të ditur Xing.al. Të shpeshta kanë qenë postimet e balerinës së famshme, por postimi më i komentuara ka qenë kur Klaudia publikoi disa video ku shihej duke pastruar barin e oborrit të shtëpisë.

Trejsi Sejdini - Po ashtu edhe 'Miss Univers Albania', Trejsi Sejdini e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto dhe video që përherë tërheqin vëmendjen, ka treguar se është edhe një vajzë për shtëpi.

Trejsi ka zbuluar se ka aftësi të mira në të gatuar që as vetë ajo si dinte. Modelja ka postuar shpesh pjata të ushqimeve që ka gatuar duke shkruar se është e habitur nga aftësitë e saj, bën të ditur Xing.al.

Fifi - Këngëtarja e njohur Fifi krahas postimeve për karrierën dhe këngët e saj, në rrjetet sociale publikon edhe momente nga jeta e përditshme. Edhe Fifi nuk ka ngurruar që të tregojë që është një amvisë shumë e mirë dhe di të gatuaj një nga ushqimet më të preferuar të shqiptarëve bën të ditur Xing.al. Këngëtarja e njohur pak kohë më parë nëpërmjet disa videove tregoi se është një gocë për shtëpi pasi u shfaq duke gatuar fli në saç. 

Fjolla Morina - Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është një ndër personazhet më të komentuara në media e cila tërheq përherë vëmendjen me pamjen dhe fotot provokuese, bën të ditur Xing.al. Mirëpo, Fjolla ka treguar shumë herë që është edhe një kuzhiniere shumë e mirë. Këngëtarja e njohur ka zbuluar për ndjekësit se di të gatuaj dhe nuk ka ngurruar që pamjet e gatimeve të saj t’i ndaj me fansat në Instagram.

Oriola Marashi - Modelja super e njohur, Oriola Marashi, gjithmonë arrin të çmend ndjekësit e saj me fotot e ndryshme. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan çdo moment nga jeta e saj, bën të ditur Xing.al. Po ashtu edhe Oriola ka treguar aftësitë e saj në kuzhinë.

Ajo ka ndarë disa foto ku shfaqej teksa gatuante ëmbëlsira. Modelja madje publikoi edhe rezultatin e ëmbëlsirave në fund duke treguar se është mjaft e mirë në përgatitjen e tyre.

Alesia Bami - Alesia Bami, është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale ku krahas fotove që marrin vëmendjen e  të gjithëve ka treguar se është edhe një vajzë që kujdeset shumë për shtëpinë bën të ditur Xing.al.

Ajo ka publikuar disa foto ku tregonte se kishte bërë punët e shtëpisë dhe se gjithçka në apartamentin e saj dukej xixë nga pastërtia, teksa nëna e saj i kërkonte të bënte edhe punë të tjera. "Pasi i ke mbaruar të gjitha punët e shtëpisë dhe mami të thotë ke edhe mbulesat e jastëkëve. “Xixë enët, fshi xhamat thotë", shkruante Alesia në postimet e saj teksa shfaqte ambientin.

Ronela Hajati - Lum ai që do e marr për nuse edhe këngëtaren e njohur Ronela Hajati e cila ka treguar se ka një lidhje të veçantë me gatimin. Ajo shpesh nëpërmjet postimeve ka zbuluar se është një kuzhiniere shumë e mirë dhe pjatat e saj janë shumë të shijshme. “Jam goxha kuzhiniere”, ka shkruar Ronela pak kohë më parë në një postim ku shfaqte tavat dhe ushqimet e përgatitura nga vetë ajo bën të ditur Xing.al.

Adrola Dushi - Bukuroshja shqiptare Adrola Dushi që pas divorcit të saj ka qenë shumë e komentuar në media. Siç dihet ajo jeton mes Tiranës dhe Amerikës dhe shpesh herë për shkak të punës i duhet që të udhëtojë për në SHBA ku dhe kalon shumë kohë me modelen Xhesika Berberi.

Pikërisht Xhesika ka zbuluar se Adrola është një nuse për shtëpi nëpërmjet disa postimeve pak kohë më parë. Në videot e publikuara prej saj Adrola shihej teksa lante pjatat dhe gotat bën të ditur Xing.al. “Erdha për vizitë tek shoqja dhe më respektoi”, thonte me shaka Adrola në video, ndërkohë që Xhesika ja ktheu: “Gocë për shtëpi, bravo”.

Xhensila Pere - Po ashtu ish-banorja e Big Brother Albania, Xhensila Pere ka treguar se  që nuk e ka aspak problem të bëj punët e shtëpisë. Ajo pak kohë më parë publikoi disa video ku shfaqej në fshat, ndërkohë që po fshinte me fshesë oborrin, bën të ditur Xing.al. “Lum kujt do i fik derën”, shkruante ish banorja me humor pranë videove.

Olta Gixhari - Aktorja e njohur Olta Goxhari ka treguar shpesh se nuk ja ka nevojën një mashkulli pasi çdo punë që ka të bëj me shtëpinë mund ti bëj vetë. Bukuroshja bjonde pak kohë më parë publikoi një video ku shfaqej duke lyer e vetme shtëpinë, bën të ditur Xing.al. E veshur shumë thjesht, në postim Olta shfaqej me furçë në dorë teksa lyente muret. Kjo video u komentua gjatë atë kohë dhe fansat e komplimentuar Oltën për thjeshtësinë e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

Enca - Këngëtarja e njohur Enca ka zbuluar që krahas angazhimeve të shumta mundohet që të kujdeset për shtëpinë dhe familjen e saj./Xing.al.

Enca me anë postime të ndryshme  ka treguar se di të gatuaj dhe madje shpesh herë bën edhe kafe turke për prindërit dhe gjyshërit e saj.

Xhesika Berberi - Modelja  njohur Xhesika Berberi nuk harron që të tregojë se është një vajzë nikoqire edhe kur është me pushime, bën të ditur Xing.al. Modelja pak kohë më parë ishte në Bahamas së bashku me mikeshat e saj dhe nëpërmjet videove tregoi se kishte pastruar gjithë apartamentin ku qëndronte dhe gjithashtu kishte gatuar hallvë për Natën e Kadrit.