Nga Shqipëria / E Hënë 17 Qershor 2019, 20:08

Nuk flisnin prej 5 vitesh, pajtohen dy këngëtaret e njohura

Dy këngëtaret e njohura i kanë dhënë fund sherrit që nisi në 2014-ën. Taylor Swift dhe Katy Perry janë pajtuar pas 5 vitesh në armiqësi. Taylor publikoi sot këngën "You need to calm down" dhe pjesë e videoklipit është edhe Katy.

Të dy këngëtaret shfaqen të veshura me kostume si hamburger dhe patate të skuqur e në fund përqafojnë njëra-tjetrën duke treguar se janë pajtuar. 

Në videoklipin e ri të Taylorit shfaqen shumë personazhe të famshëm, por vëmendja ka qenë e gjitha tek Katy.

Dy këngëtaret bënë sherr në vitin 2014 pasi Taylor akuzoi Katy-n se i kishte marrë dy prej kërcimtarëve të saj.