Nga Shqipëria / E Hënë 17 Qershor 2019, 14:02

A do të shkarkohet presidenti Meta? Astrologia Meri jep parashikimet e saj

Prej ditësh në vendin tonë situata politike ka qenë e tensionuar mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Ditën e sotme në emisionin “Wake up” ka qenë e ftuar astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimin e saj për ngjarjet aktuale.

Meri është pyetur nga dy moderatorët për situatën politike dhe se çfarë thonë yjet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe zgjedhjet. Sipas saj zgjedhjet do të bëhen, ndërsa Ilir Meta nuk do të shkarkohet dhe këtë gjë e tregojnë edhe yjet.

“Në bazë të yjeve mund të jemi optimist. Unë kam bërë edhe më herët një parashikim. Parashikimi im është që sa do që gjërat duken sikur janë duke shpërthyer, fundi i qershorit do jetë i përqendruar. Pra zgjedhje do ketë. Sipas yjeve opozita është në pozicion të vështirë. Nuk besoj se do ketë shkarkim. Do ketë konsensus.”, tha zonja Meri.