Nga Shqipëria / E Hënë 17 Qershor 2019, 13:01

Mediat zvicerane e pyesin për Loredanën, Ledri e thotë troç se ç’mendon

Reperi shumë i njohur Ledri Vula së fundmi ka tërhequr vëmendjen e mediave zvicerane të cilat i kanë dedikuar një artikull këngëtarit shqiptar. “Super stari kosovar që do Zvicrën”, e nis artikullin gazeta zvicerane në të cilën Ledri ka folur për lidhjen e tij me Zvicrën dhe karrierën e tij.

Ndër të tjera, reperi është pyetur edhe për ngjarjen e Loredanës dhe çiftit zviceran që bëri bujë në të gjithë mediat shqiptare dhe të huaja. Lidhur me këto lajme, Ledri ka thënë se një ngjarje e tillë nuk na prezanton mirë si popull, por Loredana mbetet një artiste e mirë.

“Po jam informuar për lajmet, normal kanë bërë bujë edhe tek ne. Asnjë nuk gëzohet për ngjarje të tilla që ndodhin. Unë mendoj se Loredana është një artiste shumë e talentuar dhe shumë e mirë. Një lajm i tillë nuk na prezanton neve si popull mirë”, tha Ledri teksa nuk ka dashur të flas më për këtë lajm.