Këngëtarja e njohur e hitit "Bodak Yellow", Cardi B është komentuar gjithmonë për performancat e saj në skenë. Reperja është mjaft e famshme dhe arrin të mbledh me mijera fansa në koncerte.

Mirëpo, së fundmi Cardit i ka ndodhur një incident i sikletshëm në një nga koncertet e saj. Teksa ka qenë duke kërcyer për publikun, këngëtares i është grisur kostumi në pjesën e pasme.

Detaji është kapur menjëherë nga paparazit të cilët kanë shpërndarë fotot në të gjitha mediat. Ndërkohë punonjësit e skenës e kanë lajmëruar menjëherë reperen për incidentin dhe ajo është larguar shpejt nga skena për tu ndërruar.






