Nga Shqipëria / E Hënë 17 Qershor 2019, 09:09

Fatma zbulon gjërat që s’i duron dot tek Alfio dhe ka frikë se tani do ndahen

Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata që në momentin që pranuan lidhjen janë komentuar dhe kanë marrë vëmendjen e të gjithëve me historinë e tyre të dashurisë.

Së fundmi, moderatorja e 'Fun Day', ka qenë e ftuar në emisionin ‘B.E  Caffee’, ku ka zbuluar shumë të pathëna  për jetën e  saj dhe për lidhjen me shefin e njohur të kuzhinës. E pyetur nga Besi se cilat janë gjërat që ajo urren tek partneri, Fatma ka zbuluar 2 prej tyre pasi nëse thotë të 3 i bie të ndahen.

"Gërhet shumë, i shikon filmat gjithmonë me titra italisht (unë nuk e di mirë italishten). Kaq, se po thashë edhe të tretën pastaj, i bie të ndahemi... ", ka përfunduar moderatorja.