Nga Shqipëria / E Diel 16 Qershor 2019, 22:10

'Ashiqare e kishte për mu', Fifi i kthehet Taynës pas deklaratës për 'belin e hollë'

Reperet shqiptare prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të diss-eve që i kanë bërë njëra-tjetrës në këngë.  Vitin e kaluar kënga e Fifit "Habibi" u komentua shumë për këtë shkak. "S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t’u kalb n’silikon", shprehej Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna thotë se e ka belin shumë të hollë.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, në tetor të vitit të kaluar Tayna iu përgjigj për herë të parë publikisht Fifit. Pasi mbaroi së kënduari Olimpia, Tayna u shpreh: "Olimpia është këngëtarja më e mirë që ka kënduar këtu ndonjëherë", duke e krahasuar kështu me Fifin e cila dikur këndonte në “Xing me Ermalin”.

“Oh sa belin e hollë”, komplimentoi Tayna Olimpian, ashtu siç shprehet për veten në këngën “Columbiana”.

Muaj më vonë pas kësaj deklarate, Fifi i është përgjigjur Taynës e ftuar në "Thumb".

"Unë nuk kam pas kurrë asgjë me atë gocën. Muzikën që bën hallall i qoftë. Më ka bezdis ai 'beli i hollë' te ajo kënga që e ka shkrujt. Ta sqarojmë pak se doli dhe te Ermali dhe i tha asaj gocës për belin e hollë, u duk ashiqare që e ka pas për mu. Te ato këngë thjesht kam qenë e revoltuar për momentin. Ndoshta revoltohem prapë", u shpreh Fifi.