Nga Shqipëria / E Diel 16 Qershor 2019, 18:06

Artistja e vogël shqiptare mahnit botën, rekord klikimesh me këngën e re

Edhe pse vetëm 11 vjeç, Efi Gjika është kthyer në artisten shqiptare që po mahnit botën. Efi u bë shumë e njohur vitin e kaluar kur mori pjesë në "Junior Eurovision Song Contest", me këngën Barbie, një nga këngët më të pëlqyera të këtij festivali.

Një artiste e kompletuar që nga pamja si kukull e deri tek talentet në këndim, pikturë e kërcim.

Këtë muaj Efi ka publikuar këngën e saj më të re "Happy Birthday", shoqëruar me një videoklip plot ngjyra. 

Për 10 ditë kënga ka arritur 200 mijë shikime në Youtube ndërsa video "The making off ka shkuar 12 mijë shikime për 10 orë.

Ky është vetëm fillimi i suksesit të jashtëzakonshëm të Efit e cila tashmë ka arritur famën ndërkombëtare.

Ndiqni më poshtë videoklipin e këngës "Happy Birthday" dhe videon e "The making off".