Një puntatë me një histori shumë prekëse ka qenë sot në "Ka një mesazh për ty". Oriklinda Paiusco është një vajzë 35-vjeçare, shtetase italiane, por me origjinë shqiptare, jeton në Vicenza prej 28 vitesh dhe është në pritje të ëmbël. Ajo është birësuar në moshë të vogël nga një çift italian. Oriklinda ishte në kërkim të nënës biologjike dhe dy motrave më të vogla. Oriklinda dinte vetëm emrin e nënës biologjike e cila quhet Thëllëza.

Njëra nga motrat quhet Marinela dhe jeton në Vlorë ndërsa motra tjetër, Klea dhe jeton në Vicenza, në të njëjtin qytet ku jeton edhe Oriklinda. Oriklinda tha se nuk do që të bëhet nënë pa njohur më parë nënën e saj biologjike.

"Kam lindur në Vlorë. Jam birësuar 28 vjet më parë, por do të më pëlqente të njihja gjithsesi prejardhjen time. Prandaj kërkova ndihmën tuaj. Unë jam Oriklinda Paiusco, jam 35 vjeç. Kam lindur në Orikum, në Vlorë, dhe në vitin 1991 jam birësuar nga prindërit e mi italianë.
Kur isha rreth moshës 10-vjeçare ata më treguan gjithçka. Më parë natyrisht që ekzistonte problemi i gjuhës. Brenda 3 muajve unë arrita të flisja, të mësoja italishten, por dalëngadalë ata arritën të kuptonin se si të silleshin me mua dhe më thanë gjithçka. Më thanë që isha me prejardhje shqiptare, që isha birësuar. Dhe ata dëshironin shumë të kishin një vajzë, që isha unë", tregoi Oriklinda.

Ardit Gjebrea ftoi në studio Klean dhe ajo kujtoi kohën kur kanë qenë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Oriklinda, Klea dhe Marina u bënë bashkë pas shumë vitesh.

Në pjesën e dytë, Oriklinda u njoh me nënën e aj biologjike, Thëllëzën. Zonja Thëllëza kur ishte 20 vjeç takoi dashurinë e parë dhe solli në jetë, Oriklindën. Por, familja e saj nuk e pranonte djalin që ajo kishte zgjedhur. Madje, prindërve u tha shumë vonë që kishte mbetur shtatzënë. Kështu që, ajo lindi e vetme dhe u largua nga Selenica. Shkoi në Orikum tek kushërinjtë e saj, dhe për shkak të këtij vendi, i vendosi dhe emrin vajzës Oriklinda. Ajo u detyrua ta çonte vajzën të shtëpia e fëmijës pasi bashkeshortivdiq.

Më pas u martua me bashkëshortin e dytë, me të cilin ka edhe dy vajzat, Klean dhe Marinelën. Edhe burri i dytë nderroijete pas 5 vitesh martesë. Thëllëza u detyrua që edhe dy vajzat e tjera t’i linte tek shtëpia e fëmijës. Aty i kishte njohur tre vajzat me njëra-tjetrën, megjithëse ato ishin shumë të vogla. Pas disa vitesh, znj. Thëllëza shkoi të merrte dy vajzat që kishte me partnerin e dytë dhe mësoi se vajzën e parë, Oriklindën, e kishin birësuar tek një çift italian, por këtë fakt ja kishin mbajtur të fshehtë. Ajo shprehet se ka bërë përpjekje për ta gjetur vajzën e madhe, por nuk ka mundur.

Zonja Thëllëza shkoi në studio dhe në ekran shfaqen fillimisht dy motrat, Klea dhe Marinela. Kjo e fundit i thotë të ëmës që i ka bërë surprizë dhe ka sjellë nga Italia Klean, meqënëse ka dy vite pa e takuar. Bashkë me Klean, thotë Marinela, ka ardhur edhe shoqja e saj nga Vicenza. Zonja Thëllëza e ndjeu që vajza tjetër ishte Oriklinda.

Oriklinda shkoi e përqafoi nënën e saj biologjike dhe familja u bashkua pas 30 vitesh.
Burimi: tvklan.al






