Nga Shqipëria / E Diel 16 Qershor 2019, 15:03

Publikohet portreti i plotë i djalit të Meghan dhe Harryt, ja kujt i ngjan Archie

Në ditën Ndërkombëtare të Baballarëve të shumtë kanë qenë personazhet që kanë uruar publikisht baballarët e tyre. Me rastin e kësaj feste, familja mbretërore ka zgjedhur të urojë të gjithë baballarët në të gjithë botën me një foto të vogëlushit Archie dhe babait të tij Princ Harryt.

Faqja zyrtare e Harryt dhe Meghan në Instagram ka publikuar një foto të vogëlushit ku shihet qartë ngjashmëria mes tij dhe princit.

“Gëzuar Ditën e Baballarëve! I urojmë një ditë të veçantë Dukës së Sussex-it që e feston për herë të parë”, shkruhej në përshkrim të fotos së adhurueshme ku shihet portreti  i plotë i Archiet.