Mbrëmjen e djeshme në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë janë mbledhur disa nga personazhet e njohur VIP dhe futbollist të famshëm dhe kanë mbajtur një ndeshje me qëllim bamirësie. Dy skuadrat janë drejtuar nga futbollistët e njohur Granit Xhaka dhe Milot Rashica. Në stadium ishin të pranishëm më shumë se 5000 tifoz.

Sfida e shumë komentuar përfundoi me rezultatin 4 me 4 dhe një nga momentet që preku pa masë të gjithë stadiumin, por edhe vetë futbollistin, Granit Xhaka, ishte kur një nga tifozët është futur në fushë dhe ka shkuar ka puthur këmbët e Xhakës.

Futbollisti ka habitur nga ky veprim i tifozit. Ndeshja përfundoi me barazim pasi në pritje për gjuajtjen e penalltive, shumë tifozë hynë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për t’i takuar yjet që luajtën në këtë ndeshje.






