Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 23:11

E quajti 'Fallxhore', Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Sa keq më vjen për ty

Pasi kryeministri e quajti fallxhore, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook. Kryemadhi i ka kërkuar Ramës që të heqë dorë nga shfaqjet si arushi Silva dhe të mos përçajë shqiptarët. 

Gjithashtu kryetarja e LSI-së i bën thirrje kryeministrit mos të merret me filxhanë, kazanë apo tepsi por të dalë para shqiptarëve dhe të thotë të vërtetat. Lexoni më poshtë statusin e Kryemadhit.