Pasi kryeministri e quajti fallxhore, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook. Kryemadhi i ka kërkuar Ramës që të heqë dorë nga shfaqjet si arushi Silva dhe të mos përçajë shqiptarët.

Gjithashtu kryetarja e LSI-së i bën thirrje kryeministrit mos të merret me filxhanë, kazanë apo tepsi por të dalë para shqiptarëve dhe të thotë të vërtetat. Lexoni më poshtë statusin e Kryemadhit.








