Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 22:10

'Nuk mund ta besoj', Almeda perlotet për Efehanin

Muajin e kaluar bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori shumë i dashur turk, Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Efehanit.

Ndonëse në fillim çifti preferuan të mos e tregonin portretin e vogëlushit, pas disa ditësh ata nisën të postonin foto e video duke ia ëmbëlsuar ditën fansave.

Pak më parë Almeda ka postuar një foto të mrekullueshme ku shfaqet duke e mbajtur Efehanin në krahë e përlotur.

"Nuk mund ta besoj që ai tashmë ka mbushur 40 ditë", shkruan Almeda.