Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 22:10

Enca bëhet pjesë e telenovelës turke, ja roli i saj

E kemi parë gjatë karrierës së saj si këngëtare duke sjellë këngë që janë kthyer në hite, por a e dinit që Enca ka talent edhe në aktrim? Këtë e ka vërtetuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” kur u bë pjesë e një skeçi të një telenovele turke "Dashuri dhe taksirate".

Këngëtarja u shndërrua në pamje duke vendosur paruke, për rolin e saj. Enca luante rolin e bashkëshortes, Ermali të bashkëshortit ndërsa Muharremi vëllain, babain e më pas mamanë e Ermalit.

Burakllar dhe Jangllëm ishin emrat e Ermalit dhe Encës në telenovelë ndërsa Muharremi quhej Llagëp. Me aktrimin e tyre Ermali, Enca dhe Muharremi shkaktuan shumë të qeshura. Ndiqni videon e mëposhtme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on