Velina e “Xing me Ermalin”, Belinda kishte përgatitur një pyetje shumë të sikletshme për mbretin e muzikës tallava, Muharrem Ahmetin i cili është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.

“Çfarë domethënë kjo rrak tak tak se në gjithë karrierën tënde nuk mbahesh as për sherre, as për skandale. Mos do të thotë që je i keq në krevat?”, e pyeti Belinda këngëtarin.

Muharremi u vendos shumë në siklet dhe nisi të qeshte. Ndërkohë Enca dhe Ermali po përpiqeshin të gjenin se çfarë do të thonte rima rrak tak tak. Muharremi preferoi të mos i jepte përgjigje Belindës dhe nuk dha asnjë shpjegim për kuptimin e rimës.










