Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 21:09

Ia hoqi trurin Encës, Muharremi i nxjerr sekretin në emision

Enca dhe Muharrem Ahmeti janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ku kanë treguar për herë të parë si erdhi bashkëpunimi mes tyre për këngën hit “Hajde”. Përpara se kjo këngë të publikohej, Enca e la enigmë për publikun se me cilin këngëtar po bashkëpunonte. Gjatë emisionit këngëtarja tregoi se i kishte kërkuar Muharremit të mos postonte foto dhe mos t’i bënte follow që ta mbanin sekret deri ditën e publikimit.

Mirëpo këngëtari ia kishte zbuluar sekretin duke publikuar disa foto me të e duke deklaruar se po vinin me një projekt të ri.

“I thashë Muharremit që bashkëpunimin do ta zbulojmë dy ditë para sepse askush nuk do ta presë dhe doja ta merrnin vesh momentin e fundit. I thashë mos hidh asnjë foto dhe mos më bëj follow që mos dyshojnë. Pa merak tha. Pas disa orësh thashë të futem një herë të instagrami Muharremit kur shoh unë kishte postuar 9 foto me mua. Kishte shkruajtur edhe ‘Enca – Rrema së shpejti me një surprizë’”, tregoi Enca.