Me fotot që poston në rrjete sociale ku ndiqet nga 2 milionë fansa, Enca gjithnjë tërheq vëmendjen dhe kështu ndodhi edhe me foton ku shfaqej nga dhoma e një hoteli teksa me jastëk mbulonte trupin. Shumë u koemntua fakti nëse këngëtarja kishte veshur gjë prapa atij jastëku, por të vërtetën ajo e ka zbuluar sot në “Xing me Ermalin”.

Gjatë emisionit, Enca kontrolloi fotot e saj për të gjetur këtë imazh e për të zbuluar nëse kishte veshur gjë.

“Më duket se s’paska gjë”, u përgjigj këngëtarja teksa Ermali u habit me fotot që Enca kishte në telefon.







