E ftuar pak muaj më parë në emisionin e Roza Latit “Why not”, Trejsi Sejdini bëri një deklaratë për Encën që shkaktoi bujë. E pyetur nëse nuk kishte kryer ndonjëherë marrëdhënie ashtu si Enca, modelja u përgjigj: “Sa është një Enca janë tre Trejsi. Si mund të mos jetë evirgjer Enca. Kush e mban në krik Encën”.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Enca u shpreh se vajzave që flasin me një fjalor të tillë i vë vizën dhe tregoi se i vjen shumë inat me emisionet që ftojnë personazhe të tillë për të folur kundra saj.

“Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për tu bërë viral ose për të kap ndonjë emision, unë mendoj emisionet dhe mediat që u japin hapësirë personazheve të tillë për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje vetëm sepse unë nuk i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, nuk është momenti, ka 1001 arsye. Dhe ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh”, u shpreh Enca.







