Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 21:09

Donte të kalonte natën me të, Enca i kthen përgjigjen epike reperit Nushi

I ftuar në emisionin “Mirage” pak kohë më parë reperi nga Kosova, Nushi u pyet se me cilën këngëtare do kalonte një natë dhe pa u menduar dy herë ai u përgjigj: Enca. Këngëtarja deri më sot nuk kishte reaguar por e ftuar në “Xing me Ermalin” ka dhënë një përgjigje epike për këtë deklaratë të Nushit.

Enca deklaroi se nuk e njeh Nushin dhe me ironi u përgjigj se reperi dëshiron të bisedojë me të për muzikën dhe koncertet, asgjë më shumë.

“Nuk e kam dëgjuar Nushin. Ndoshta do të kalojë një natë me mua për të biseduar, për të folur për muzikën, koncertet”, u përgjigj Enca me ironi.