Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 21:09

Encës i ngel hatri me Edi Ramën: S’më ka bërë follow

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Enca u bë pjesë e një loje ku duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur të ekranit, artistë, moderatorë, politikanë etj, për të gjetur mashkullin perfekt.

Në mes të lojës u shfaq edhe foto e kryeministrit Edi Rama dhe këngëtarit Muharrem Ahmetit me të cilin Enca së fundmi bashkëpunoi për klipin e ri. Këngëtarja zgjodhi Muharremin me pretekstin se Edi Rama nuk i ka bërë follow në Instagram.

“Edi Rama nuk më ka follow kështu që mirupafshim”, tha Enca.