Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 21:09

Majk dhe Getoari thyejnë rrjetin me këngën e re (Video)

Majk dhe Getoari kanë publikuar sot videoklipin e këngës "Malena", këngë e cila prej disa ditësh qarkullonte në rrjet e fansat po e prisnin me padurim që dyshja ta sillnin me një klip.

Tekstin e kësaj kënge e kanë shkruar vetë Getoari dhe Majku.

Brenda pak minutave kënga ka arritur mijëra shikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku.

Bashkëpunimet mes Getoarit dhe Majkut kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme prandaj pritet që edhe "Malena" të kthehet në hitin e verës.