Nëse i ndiqni telenovelat me siguri e njihni personazhin me emrin Zvetlana e cila luan në telenovelën indiane "Bixhoz me dashurinë" që transmetohet në TV Klan. Aktorja Reyhna Malhotra ka një ngjashmëri të madhe me një prej këngëtareve më të famshme shqiptare.

Bëhet fjalë për Melinda Ademin e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për diss-et ndaj Taynës apo Rinës.

Kanë qenë fansat që e kanë vënë re ngjashmërinë mes Melindës dhe Zvetlanës ndërkohë ne ju sjellim një foto krahasuese.

Siç duket fansat e kanë vënë re këtë ngjashmëri pasi Zvetlana dhe Melinda kanë thuajse tipare të njëjta, buzë të plota, sy e flokë të zeza. Na shkruani në komente mendimin tuaj nëse ngjajnë apo jo./Xing.al






