Ashtu siç kishte lajmëruar, Tayna ka publikuar sot këngën e saj më të re që po pritej me padurim nga fansat. Kënga mban titullin "Caliente" dhe vjen në bashkëpunim me Cricket.

Muzika është punuar nga Cricket ndërsa teksti nga Tayna. Kënga është shumë ritmike dhe perfekte për këto ditë vere.

Në videoklip Tayna shfaqet si gjithnjë e veshur me shumë stil teksa skenën e parë e ka xhiruar në një lagje.

Më pas këngëtarja shfaqet në një vaskë mbi një makinë të verdhë teksa është veshur nga koka tek këmbët me flori.

Në skenën tjetër Tayna shfaqet në plazh, në një stendë me fruta, e veshur me të verdha.

Dhe në fund nga këngëtarja shohim një kërcim shoqëruar nga dy balerina.

Ndiqni videoklipin më poshtë.




















