Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Qershor 2019, 13:01

'Më ndryshove jetën', dedikimi i veçantë i Kejsit për ditëlindjen e Stresit

Reperi i njohur dhe shumë i komentuar në media, Stresi u lirua nga qelia ku ka qëndruar prej 8 muajsh. Kjo ditë përkon edhe me ditëlindjen e tij. Stresin e pritën me brohorima e duartrokitje familjarët e miqtë ndërsa reperi i falenderoi që i kanë qëndruar pranë në momente të vështira.

Për ditëlindjen e tij, bashkëshortja e Stresit, Kejsi e ka uruar reperin me një postim në Instastory ku shkruan se ai i ka ndryshuar jetën.

"Pasuri gëzuar ditëlindjen! Nuk prisja për ditëlindjen tënde të merrja unë dhuratën e shtrenjtë! Zoti të ndriçoftë çdo hap që hedh në jetë dhe të plotësoftë çdo dëshirë! Kurrë mos u dorëzo! Ke qenë je dhe to të jesh përjetësisht my bad boy for life, që gjithë jetën ma ke ndryshuar që me shikim të parë", shkruan Kejsi.