Nga Shqipëria / E Premte 14 Qershor 2019, 10:10

Mezi e pritëm: Revista shqiptare që zbulon sekretet e dasmave dhe eventeve VIP

Ky është viti i shtatë që Ami Event sjell produktin unik të kompanisë, revistën AMI, një revistë ku do të gjeni gjithçka që nga mënyrat më të lehta për të planifikuar dasmën, ditëlindjet apo çdo ditë tuaj të rëndësishme e deri tek rrëfimet e personazheve të njohur publikë.
Revista përmban më shumë se 100 faqe ku në secilën prej tyre do gjeni frymëzim, do mësoni të reja dhe këshilla.

Çdo kuriozitet që keni pasur mbi eventet që kanë ndodhur së fundmi, do i zbuloni në revistën AMI. Duke nisur nga sfilata madhështore e Ami Event ku u paraqitën koleksionet më të reja të fustaneve të nuseve, mbrëmja gala e eventit ODA apo mbrëmja e ndarjes së çmimit të markave më të mira në Shqipëri ku Ami Event fitoi çmimin Superbrand për organizimin e eventeve dhe fustaneve të nusërisë.

Për ju që së shpejti martoheni, por edhe për ju vajza që ende nuk e keni marrë këtë vendim, revista AMI vjen me një sërë këshillash si të përballoni stresin para dasmës.

Çfarë fustani të zgjidhni për një dasmë në plazh? Po nëse përmasat janë XL? Elda Laze, kryeredaktore e revistës AMI ju vjen në ndihmë.
Amarda Toska vjen me një intervistë ekskluzive ku zbulon gjithçka, që nga krijimi i kompanisë Ami Event e deri tek marrëdhënia e saj me Ermalin. 

Një nga detajet më të rëndësishme të një dasme janë edhe tortat të cilat ndjekin gjithashtu një tendencë. Trendet e fundit i gjeni në revistën AMI. Në këtë revistë do të keni mundësi të mësoni edhe se kur janë 10 momentet më të bukura për të bërë foto në ditën tuaj më të rëndësishme, si duhet të organizoni një dasmë në tarracë, në plazh apo në një sallë ceremoniale. 

E mbani mend çiftin Obi dhe Arjola që morën pjesë në "Lufta e nuseve"? Obi u bë shumë i famshëm pasi në ditën e tij të dasmës, kanadezi kërceu valle shqiptare. Çifti vjen me një intervistë ekskluzive për revistën AMI ku rrëfejnë si u njohën, momentin e propozimit dhe emocionet e dasmës.

Revista Ami ju sjell në detaje baby shower-in e Khloes së Zaiminës, ditëlindjen me yje të Kejvinës, ditëlindja e Xhensilës dhe baby shower-i i dedikuar Ajkës. 

Në edicionin e shtatë të revistës AMI, Amarda Toska shfaqet mahnitëse nga Budapesti, me fustanet elegante të koleksionit të ri të Ami Event. Do të mund të shihni edhe koleksionet e reja të fustaneve të Justin Alexander dhe Pronovia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amarda Toska (@amardatoska) on

Në revistën AMI do të gjeni trendet më të reja të fustaneve të nusërisë që do t'ju vijnë në ndihmë për të përzgjedhur fustanin e duhur për ju, si duhet të veproni përpara se të bën propozimin dhe si të zgjidhni unazën e duhur. 

Shprehja ëmbëlsirat për në fund vlen më së miri për revistën AMI ku do të shihni e lexoni gjithçka mbi festat më të komentuara së fundmi, që nga ditëlindja galaktike e Joelit, ditëlindja rozë e Khloes e shumë ide të tjera sesi mund ta shndërroni festën e ditëlindjes në një përrallë.
Më shumë mbi revistën AMI po ju lëmë ta zbuloni vetë. Revista Ami mund ta gjeni në cdo pikë shitje.