Në fillim të vitit çifti i famshëm turk, këngëtari Sinan Akcil dhe aktorja Burcu Kiratli e njohur si Gokçe nga seriali "Ertugrul", u martuan me një dasmë për të cilën folën të gjithë. Mirëpo lumturia nuk ka zgjatur për shumë pasi Sinan dhe Burcu kanë probleme me martesën e tyre.

Sinani u shpreh se marrëdhënia e tyre ka pësuar krizë për shkak se nuk i kushtojnë kohë njëri-tjetrit. "Jetonim në të njëjtën shtëpi dhe flisnim nga WhatsApp. E braktisa shtëpinë. Për 10 ditë nuk u pamë. Ndjemë mall për njëri-tjetrin dhe u pajtuam", tregoi këngëtari.

Ai mohoi divorcin dhe tha se nuk patur tradhëti.

"Me Burcun vendosëm të martohemi shpejt, sepse u dashuruam. Njiheshim prej dy vitesh, shoqëria u kthye në dashuri", tha Sinan.









