Nga Shqipëria / E Premte 14 Qershor 2019, 22:10

Sa e pasur: Kjo këngëtare shqiptare edhe hamburgerin e ha me ar

Kemi parë VIP-a që hanë me thikë e pirun prej ari, por hamburger ari rrallë të shohin sytë. Bebe Rexha ka vendosur ta harrojë dietën e saj ushqimore sot dhe ka shijuar një hamburger që siç e përmendëm është prej ari.

Këngëtarja shqiptare postoi një video ku shfaqej duke konsumuar hamburgerin mishi i të cilit është i mbështjellë me fletëza ari 24 karat që mund të hahen.

"Po ha këtë hamburger ari 24 karatësh sepse unë jam yll roku dhe kështu hanë yjet e rokut", thotë Bebe.