Reperi i njohur shqiptar Stresi është lënë sot i lirë. Gjykata mori vendimin që ta lërë të lirë reperin pas 8 muajsh në qeli. Vetëm pak më parë Stresi ka dalë nga qelia dhe është takuar me familjarët.

Bashkëshortja e tij Kejsi dhe prindërit ishin të parët që e takuan Stresin pas lirimit.

Ndërkohë në lagjen e tij të gjithë e kanë pritur Stresin duke i rënë borive të makinave.

Kejsi ka postuar një video ku filmon në pak sekonda Stresin në makinë i cili shfaqet i lumtur, i veshur me këmishë teksa pi një cigare.









