Aktori i njohur turk falë rolit të Muratit në serialin "Më fal" dhe që ka çmendur vajzat me pamjen e tij, Gokberk Yildirim është i lidhur me një vajzë shqiptare.

"Iconstyle" ka zbuluar se Gokberk është në një lidhje dashurie me modelen nga Kosova Liridona Bajrami.

Në fotot e publikuara çifti shihen pranë njëri-tjetrit të përqafuar, duke drekuar apo në ashensor.

Gokberk Yildirim është shumë i njohur falë serialit "Më fal" i cili transmetohet edhe në Kosovë.

Nuk dihet ende prej sa kohësh Gokberk dhe Liridona janë së bashku.













