Moderatori shumë i dashur për publikun, Ledion Liço festoi dje ditëlindjen. Ledionit i kishin organizuar një festë në mbrëmje me të afërmit e miqtë e tij.

Motrat Hoxha tërhoqën shumë vëmendjen me veshjet e tyre pasi të dyja kishin zgjedhur të visheshin me rozë.

Lori u shfaq e veshur ekstravagante me pantallona rozë, një bluzë me pupla dhe çantën e kombinuar me veshjen.

Ndërsa Sara kishte zgjedhur fustan të ngushtë që i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Detajet e festës ishin shumë interesante. Të ftuarve u shpëndanë shkopa me pikturën e Ledionit ndërsa menuja përmbante koktejle me emrat e spektakleve dhe emisioneve që ka prezantuar Ledioni.










