Muajin e kaluar çifti shumë i dashur për publikun, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Almeda solli në jetë një djalë të cilit çifti ia vendosën emrin Efehan, në përputhje me emrin e Tolgahanit.

Çifti vetëm së fundmi ka nisur të tregojë portretin e vogëlushit me fotot që postojnë në rrjete sociale duke ia ëmbëlsuar ditën fansave.

Sot Almeda në postimin e saj më të ri shfaqet me Efehanin teksa luan me filtrat e qenushit. Tek ky postim mund të shohim qartë portretin ëngjëllor të Efehanit i cili ka trashëguar tiparet e të atit.

"Kur e pashë për herë të parë mendova se kam lindur Tolgahanin. I thashë Tolgahanit: ‘Aaa ky je ti.’ Mu duk sikur më dhanë një Tolgahan të vogël në krahë. Edhe njerëzit që erdhën për vizitë thanë të njëjtën gjë", u shpreh Almeda për mediat pas lindjes së Efehanit.

Së fundmi miss-i shqiptar ka treguar se vogëlushit i flet vetëm shqip.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se kishte shtuar plot 16 kilogramë dhe pas lindjes ka arritur që të humbasë gjysmën me gjidhënie pasi ende nuk e ka nisur dietën dhe palestrën.










