Modelja shqiptare me famë botërore, Angela Martini këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të lajmeve se është ndarë nga bashkëshorti i saj Dragos dhe se ky i fundit kishte probleme medrejtesine. Pak ditë më parë Angela sqaroi të gjithë të vërtetën dhe i hodhi poshtë thashethemet për ndarje (Lexo këtu).

Sot modelja është rikthyer në Instagram pas disa ditëve që qëndronte inaktive. Angela ka postuar një foto ku shfaqet si gjithnjë në super formë, por vëmendjen e ka tërhequr përshkrimi.

"Kur lulja çel, bletët vinë paftuar", shkruan Angela, si thumb ndaj lajmeve të fundit për bashkëshortin e saj.











