Nga Shqipëria / E Premte 14 Qershor 2019, 15:03

Dasma e vitit: Çifti i showbizit martohet në ceremoninë super luksoze

Pak muaj më parë, këngëtarja e njohur e hitit "On the Floor" Jennifer Lopez lajmëroi fejesën me partnerin e saj Alex Rodriguez. Alex i bëri Jenniferit një super propozim për martesë që mori vëmendjen e të gjithëve.

Siç duket pas propozimit çifti i famshëm ka nisur menjëherë të planifikojë dasmën. Burime për ‘People’ kanë treguar se ata do të martohen shumë shpejt dhe dëshirojnë që dasma e tyre të jetë sa më private, dhe të pranishëm sigurisht të jenë katër fëmijët e tyre.

Por Jeniffer në kanalin e saj në Youtube ka hedhur poshtë këto lajme duke zbuluar se dasma do të mbahet këtë vit dhe dëshiron që të jetë madhështore. Ajo ka rrëfyer se do të organizojë një ceremoni në kishë pasi në dy martesat e saj të mëparshme nuk ka mundur të martohet në kishë.