Nga Shqipëria / E Premte 14 Qershor 2019, 10:10

Aktorja e njohur i merr vendin Xhemit, do të bëhet moderatorja e Portokallisë

Xhemi Shehu ka moderuar prej vitesh tashmë spektaklin e njohur të humorit në Portokalli. Ajo përveç prezantimit ka bërë dhe rolin e aktores dhe ka luajtur disa role që janë pritur shumë mirë nga publiku. Mirëpo, në rast se moderatorja vendos të largohet nga drejtimi i spektaklit vendin e saj është e gatshme ta zë aktorja e njohur Dalina Disha.

Dalina ka qenë  e ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” ku ka pranuar se dëshiron t’i zërë vendin Xhemit në rast se ajo largohet.

"Në rast se Xhemi sezonin që vjen nuk është në Portokalli, do të bëjë diçka tjetër. Ty do të pëlqente të ishe në të njëjtën kohë edhe aktore dhe moderatore në Portokalli?”, e pyet Aulona aktoren.

“Me modesti e them këtë gjë që them se e bëj shumë mirë”, tregon Dalina teksa më vonë imiton dhe se si do të prezantojë së bashku me Salsanon.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kliko dhe informohu (@blitz.al) on