Prej vitesh tashmë, këngëtarja e njohur Morena Taraku ështe larguar në Stamboll ku dhe po ndjek karrierën e saj.

Morena është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe vazhdimisht publikon foto nga përditshmëria e saj. Pak ditë më parë ajo publikoi një foto ku tregonte pjesën e jashtme të shtëpisë së saj në Stamboll.

Ndërkohë, së fundmi bukuroshja brune ka vendosur te publikoje disa pamje nga brendësia e vilës së saj luksoze në Turqi. Në postimet e Morenës shihen ambientet e brendshme të shtëpisë ku bie në sy se vila është dy katëshe dhe arredimi shumë modern. Ajo gjithashtu ka publikuar dhe një pjesë të oborrit të saj ku krahas pishinës shihen edhe mobiliet shumëngjyrëshe që qëndrojnë aty.






